Ministrja e Arsimit, Kushi: Nga e hëna mësimi pa turne, dhe me kohëzgjatje normale

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një video mesazh, ka bërë me dije se nga dita e hënë mësimi në mbarë shkollat e Shqipërisë do të jetë pa turne dhe me kohëzgjatje normale.

”Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore
Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit, mbajtja e maskave, dezinfektimi i mjediseve, ruajtja e higjienës, në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese”.

Ky vendim i ministres është një fitore për prindërit, të cilin kishin kërkuar me ngulm rikthimin e mësimit normal. Prindërit kishin parlajmëruar më herët edhe protesta në rast mos reflektimi nga Ministria e Arsimit, pasi e shihnin të paarsyeshme dhe të pakuptimtë vendimin për mësim me orare të shkurtuara dhe me turne. Ata thanë se e kanë të pamundur të ndjekin fëmijët në orare të ndryshme për t’i çuar dhe marrë nga shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?