Ministrja e Arsimit pret raportuesen e PE për Shqipërinë: Diskutuam për ecurinë e reformave në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.

Gjatë takimit me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe eurodeputetin z. Andreas Schieder diskutuam rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu, folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, për të cilat më siguroi që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian,”- informon ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?