Ministrja e drejtësisë: Bravo prokurorisë për arrestimin e ish-deputetit

Pasi prokuroria e krimeve të rënda arrestoi ish-deputetin e PS-se dhe ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko, ministria e drejtësisë ka nxjerrë këtë njoftim për shtypin:

“Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, në datën 3.09.2018 i kam propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko. Shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ. Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve” – thotë ministrja Gjonaj që shton se e përshëndet dhe e mbështet prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit

SHKARKO APP