Ministrja e Financave, Anila Denaj infektohet me koronavirus
Ministrja e Financave, Anila Denaj infektohet me Covid. Lajmin ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një statusi në Facebook ku sqaron se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.
Statusi i plotë në Facebook
Të dashur miq,
Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!