Ministrja e Financave: Kemi shkurtuar shpenzimet publike. Kemi nën kontroll këto 4 produkte kryesore

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se inflacioni ka shkurtuar shpenzimet publike, ku deri në dhjetor pritet që inflacioni të shkojë në 4.5 %

Në shkurt inflacioni është 3.9 %, në dhjetor presim që inflacioni të shkojë në 4.5 %. në vijim të parashikimeve kemi shkurtuar shpenzimet publike dhe operacionale për të financuar paketën e Rezistencës Sociale“, tha ajo.

Më tej, ministrja e Financave tha se qeveria po mban nën kontroll çmimet për disa produkte bazë si mielli, sheqeri dhe vaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas akteve normativ, ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës së çmimeve. Ne jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve që tregtarët duhet të aplikojë. Ne duhet të hasim më shumë vështirësi për marshet. Bordi vendosi të mbajë në monitorim miellin, orizin kokërrgjatë, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Janë përcaktuar disa marshe që kompanitë të respektojnë dhe do të ketë çmime referencë”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?