Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Ja kur hapen bastet sportive

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në një dalje për mediat ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike për tremujorin e tretë të vitit. Sipas ministres rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur bujqësia dhe ndërtimi.

Në tërësi ky vit ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT. Për tremujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet e çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%. Sa i përket krahasimit me vendet e rajonit, tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë në rajon. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit. Sa i takon analizës sipas sektorëve, rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. Edhe tregtia me shumicë ka pasur ecuri pozitive. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%“,- u shpreh ministrja.

Më tej, Ibrahimaj tha se në tremujorin e parë të 2023 pritet që ligji për bastet online të miratohet në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?