Ministrja e Financave tregon se kur hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pohoi se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe zjarrfikësit, dhe disa kategori të tjera, do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill.

Në vitin 2025 kur kjo politikë të ketë hyrë e gjitha në fuqi, do kemi një efekt në buxhetin shtesë prej 38 miliardë lekësh, të cilat do të mbulohen brenda ruajtjes së parametrave tërësore të politikës fiskale shqiptare. Do vijojë të respektohet rregulli i reduktimit të borxhit. Rritja e pagave nis nga prilli për të gjitha kategoritë e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë”, tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?