Ministrja e Shëndetësisë: Mbizotëron varianti Omicron, po ofrohet testimi në të gjithë territorin
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila do t’u shërbejnë rreth 5000 banorëve të kësaj zone.
Duke siguruar qytetarët për gatantimin e testimit pranë qendrave shëndetësore, Manastirliu ka deklaruar se aktualisht në vend mbizotëron variantin i ri Omicron dhe gjithashtu qarkullon edhe varianti Delta.
“Kemi një situatë që paraqitet me një rritje të incidencës sa i përket rasteve COVID19. Është vënë re qe ka një përqindje të lartë të qarkullimit Omicron dhe nga informacionet që vijnë nga ISHP ka një përqindje të theksuar të qarkullimit të Omicron kundrejt variantit Delta që ka qenë më parë. Kjo do të thotë që duhet të jemi të kujdesshëm sepse rritja e numrit të infektimeve sigurisht shkakton edhe rritje të numrit të personave të cilët mund të shtrohen në spitale”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se situata në spitale paraqitet e qëndrueshme, kjo falë edhe punës e ndjekjes sipas protokolleve të pacientëve edhe nga mjekët e familjes.
KOHA JONË SONDAZH

