Ministrja e Shëndetësisë shpalos vendimet e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.
VENDIMET
1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill.
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura.
3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë.
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve.
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim.
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milionë lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.
Kërkohet më shumë se kurrë një pakt me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në sjelljet korrekte pasi vetëm to, ndjekja e rregullave nga institucionet do të na ndihmojë të evitojmë përhapjen e virusit. Të dëgjojmë me shumë kujdes udhëzimet nga institucionet përkatëse dhë të shmangim kontaktet e shmangshme për të kufizuar shpërndarjen e këtij virusi. është çelësi për ta fituar këtë sfidë. Duhet të shohim dhe mbrapa. Shqipëria i ka kaluar këto sfida si SARS, MERS. Duhet të besojmë tek profesionistët, mjekët,- tha Manastirliu.