Ministrja e Shëndetësisë: Të gjitha vaksinat janë të aprovuara nga OBSH! Deri në mesin e 2022 vaksinojmë 70% e popullatës

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë në Kuvend se të gjitha vaksinat që përdoren në vendin tonë janë të aprovuara nga OBSH.

Më tej, Manastirliu u shpreh se vakisnat janë të sigurta, sepse sipas saj ato certifikohen nga Agjencitë e Prodhimit të Barnave në vendin ku ato prodhohen. Ministrja tha se deri në mesin e vitit 2022, parashikohet që të vaksinohen 70% e popullatës.

Kam vënë re tendenca për të keqinformuar. Të gjitha vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të aprovuara nga OBSH. Janë kryer më shumë se 1 mln e 900 mijë vaksinime. Mbi 95% janë të pavaksinuar të infektuarit me forma të rënda. Deri në mesin e 2022 parashikojmë të vaksinohen mbi 70% e popullatës. Ndjej keqardhje kur dëgjoj të dalë nga goja juaj, një shprehje si ajo vaksina të pasigurta, ndaj dua të informoj qytetarët se ky koncept nuk ekziston. Kjo pasi vaksina merr aprovimin e agjencive të barnave ku prodhohet. Janë përdorur vetëm vaksina të përdorura nga EMA, FDA dhe OBSH si dhe nga agjenci të shteteve prodhuese. Po politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve“,– tha Manastirliu.

SHKARKO APP