Ministrja e Shëndetësisë tregon gjendjen e nënës dhe fëmijës që lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tregon gjendjen e nënës dhe fëmijës që lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e opozitës. Koçiu njofton  se falë kujdesit të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, shkruan Koçiu.

Gruaja lind në makinë gjatë protestës së opozitës, zbulohet gjendja e saj dhe e foshnjes

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?