Ministrja e Shëndetësisë tregon vendimin e qeverisë: Do të krijojmë modelin e autonomisë së spitaleve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave ka kaluar projektligji për shërbimin spitalor që synon të krijojë modelin e autonomisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u shpreh se një grup ekspertësh do të hartojnë planin kombëtar spitalor.

Synohet të kalojmë në një nivel të ri të shërbimit spitalor dhe për ti dhënë një hov të ri sistemit spitalor. Është një projekt ligj që do të kalojë për diskutime në komisionet parlamentare dhe do të sjellë një model të ri të shërbimit spitalor në Shqipëri, modelin e autonomisë spitalore. Kjo vjen në këtë sistem të ri nëpërmjet kartës së performancës që plotësohet sipas kritereve të përcaktuara nga spitalet që kanë aftësi menaxheriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karta e autonomisë spitalore do të ketë disa nivele të përshkallëzuar pasi i hap rrugën autonomisë. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve spitalore dhe një miradministrim i burimeve njerëzore dhe financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertet do të hartojnë planin kombëtar spitalor“, tha Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?