Ministrja e Turizmit: 1.7 milionë vizitorë të huaj vetëm për muajin Korrik

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën Janar-Korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash.

Në muajin Korrik 1.7 milionë turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë. Që prej fillimit të vitit 2023, kemi pritur 5.1 milionë vizitorë të huaj, ose 31% më shumë se viti 2022, të cilët vijnë me kuriozitetin e madh për të zbuluar diversitetin e destinacioneve turistike dhe largohen me premtimin për t’u rikthyer sërish”, shprehet ministrja Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?