Ministrja Koçiu: Banorët në spital janë jashtë rrezikut për jetën. Brataj: Po hapen me forcë të gjitha dyert
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka vizituar nga afër qytetarët të cilët ishin në pallatin 12-katësh që u përfshi nga flakët në Lushnje. Koçiu u shpreh se të gjithë qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se çdo gjë është nën kontroll.
“Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim. Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare. Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll”, tha ajo.
Kurse kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se po hyhet në çdo derë edhe nëse përgjigjen edhe nëse jo. Po ashtu thekson se nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital.
”Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç. Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata”.