Ministrja Koçiu: Realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në Spitalin Universitar të Traumës
Një paciente 65 vjeçe e diagnostikuar me tumor masiv të humerusit (krahut) të djathtë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të shkallës së lartë të vështirësisë, në Spitalin Universitar të Traumës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “falë profesionalizmit të ekipit mjekësor dhe kushteve optimale me aparatura të fjalës së fundit u realizua procedura e rezeksionit të kockës së destruktuar dhe zëvendësimi me autotransplant me kockën fibulare të vetë pacientit dhe një osteosinteze interne për të mbrojtur konsolidimin e transplantit kockor”.
Koçiu shprehu mirënjohjen ndaj ekipit nën drejtimin e prof. dr. Vilson Ruci, dr. Ramazan Hysaj (asistent), anestezist Altin Çuçi, Ardit Zanaj, Elona Reçi, nd/anestezist Miranda Nozlli, instrumentare Susana Çaushi, infermiere salle Enriketa Emiri, mjek specializant ortoped dr. Aurel Musta, dr. Teodor Bezhani, dr. Kevin Xhori.
Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.