Ministrja Kodheli: Jemi të limituar për refugjatët! (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaron në një intervistë për Ora News, se Shqipëria nuk mund të presë një numër të lartë emigrantësh nga vendet e Lindjes.

Sipas saj, kjo është një çështje shqetësuese për vendet e Ballkanit.

“Shqipëria është mjaft e limituar”, thotë ministrja, duke shtuar se në ditët në vijim do të ketë një reagim zyrtar për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefja e Mbrojtjes deklaroi se i qëndron deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e refugjatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i qeverisë tha pak ditë më parë se Shqipëria nuk mund të hapte kufijtë e saj për emigrantëve për shkak të pamundësisë për të menaxhuar një vërshim të mundshëm të tyre.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=gleoCL0Tqso&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?