Ministrja Kushi takim me drejtuesit më të mirë të institucioneve arsimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi një takim me drejtues të institucioneve arsimore nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë pasur rezultatet më të mira në maturën shtetërore, në shkollën e drejtoreve.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha strukturave dhe aktorëve në realizimin me sukses të Strategjisë së re dhe kapërcimin e sfidave në arsim, Ministrja Kushi tha se arsimi ka nevojë për një frymë të re në drejtimin e institucioneve arsimore, duke filluar që nga institucionet më të larta e në çdo nivel të hijearkisë së drejtimit të institucioneve arsimore.

Kemi nevojë për frymë të re, energji të reja dhe kontribute të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar ka bërë një punë kolosale dhe duhet ta pranojmë. Është një institucion që u ngrit i ri dhe i ka përballuar me sukses tërmetin dhe pandeminë, por edhe shumë vështirësi të tjera që kemi hasur gjatë kësaj periudhe. Në vazhdim të punës së mirë që është bërë, dhe për shkak të nevojës për energji të reja, për ritme të reja më të shpejta ne kemi shpallur sot thirrjen për drejtues të DPAP”- u shpreh ministrja Kushi.

Më tej ajo ka ftuar drejtuesit e institucioneve arsimore nga gjithë Shqipëria që i kanë përvojën, profesionalizmin, integritetin, përkushtimin dhe dashurinë për arsimin, të aplikojnë për këtë thirrje, në mënyrë që të sjellin energji të reja, frymë të re dhe suksese të reja në arsim.

SHKARKO APP