Ministrja Kushi viziton disa shkolla të Bulqizës e Dibrës: Mësimi zhvillohet normalisht pavarësisht kushteve dimërore
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vizituar gjatë ditës së djeshme zona shkolla në zona rurale të Bulqizës dhe Dibrës.
Vizita e ministres vjen në periudhën e ditëve të acarta për këto zona dhe kishte për qëllim inspektimin nga afër të marrjes së masave dimërore për mbarëvajtjen e mësimit, si dhe vëzhgimin e situatës së infektimeve në shkolla duke parë pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve.
“Gjatë vizitës sime në Bulqizë dhe Maqellarë gjeta një situatë të mirë, jo vetëm në zhvillim të procesit mësimor, por edhe masat e marra për stinën e vështirë të dimrit. I falënderoj nga zemra mësuesit e këtyre zonave për përkushtimin që tregojnë çdo ditë të vitit në mirëedukimin e nxënësve tanë!”- shkruan ministrja në publikimin e saj në rrjete sociale.