Ministrja Manastirliu: Mbërrijnë 30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga Letonia
Politikë E Hënë, 30 Gusht 2021 10:34
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur sot 30.000 doza ta vaksinës Astra Zeneca.
“30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë.
1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milionë vaksina anticovid”,- njofton Manastirliu.