Ministrja Olta Xhaçka: Ballkani Perëndimor të përfshihet në konceptin strategjik të NATO-s
Në përmbyllje të takimit dyditësh të ministrave të Jashtëm të 30 vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajt në Rigë të Letonisë, ai tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve të 90-ta.
”Por kohët e fundit kemi parë rritje tensionesh përfshirë Kosovën si dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të dëmtuar përparimin”, tha ai, duke theksuar se NATO-ja do të vazhdojë të nxisë qëndrueshmërinë, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, nënvizoi rëndësinë e veçantë të integrimit të plotë euroatlantik të rajonit ndërsa bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Konceptit Strategjik të NATO-s.
“Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO-s Por sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022, duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur dasi e destabilitet përmes taktikave hibride”, tha mes të tjerash ministrja Olta Xhaçka.

KOHA JONË SONDAZH

