Ministrja për BE-në e Austrisë në Shqipëri, në fokus zgjedhjet e 25 prillit
Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë, ku në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet 25 prillit.
Ajo mbajti një konferencë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ku theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në rrugën drejt BE-së, ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
”Urime për zgjedhjet e 25 prillit. Jemi angazhuar dhe Austria po mbështet 5 projekte në shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës janë vlera thelbësore të Unionit tonë dhe për aq koha sa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE, ky projekt nuk është i plotë. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE dhe meritoni perspektivën atje dhe ne po luftojmë për këtë.
Nga dita e parë kam avokatuar për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para pandemisë, që atëherë kam menduar që duhet të përfshihen këto vende në këtë konferencë se po flasim për të ardhmen e BE, Shqipëria dhe Ballkani duhet të përfshihet të dielën, në 9 maj për ditën e Europën dhe të jetë kjo një ogur i mirë”, tha Edtstadler.