Ministrja pyetet për Berishën: S’komentojmë vendimet e GJKKO-së
E pyetur nga gazetarët nëse është shkelur Kushtetuta për rastin e Berishës, ministrja Mirela Kumbaro në emër të qeverisë tha se nuk do japin koment, por do respektojnë ndarjen e pushteteve.
“Respektojmë ndarjen e pushtetit, e respektojmë më shume se kushdo tjetër se kjo qeveri ka qenë ajo që e ka themeluar, ka luftuar që ky sistem, GJKKO dhe SPAK të ngrihen të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. S’bën përjashtim asnjë veprim, janë veprime procedurale, s’kemi komentuar dhe nuk bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë”, tha Kumbaro pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

