Ministrja Spiropali në samitin e koalicionit shqiptar në Mal të Zi, takohet me Abazoviç

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në samitin e Alternativës Shqiptare në Mal të Zi, një pol politik i ri i formuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Mali i Zi pasi zgjodhi presidentin e ri, voton për Parlamentin e ri më 11 qershor, ku po shikohen zhvillime interesante.

Spiropali që është edhe kreu politik i qarkut Shkodër, ka marrë pjesë në takimin e Tuzit, ku përveç Forumit Shqiptar, që është një koalicion i madh kuqezi që fitoi në mars komunën për të dytën herë, ishte edhe Dritan Abazoviç. i cili ka lidhur aleancë me disa nga partitë politike shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spiropali, në rrjetet sociale shkruan : “Në ceremoninë solemne të kuvendit të Katërt të Alternativës Shqiptare që u zhvillua sot në Tuz, Mal të Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E urova Nik Gjeloshajn, kryetarin e partisë Alternativa Shqiptare që udhëheq koalicionin Forumi Shqiptar, për rezultatin në zgjedhjet e fundit dhe zgjedhjen e tij për të dytën herë radhazi kryetar i Malësisë së Tuzit.

Një fitore e merituar falë vizionit, përkushtimit dhe bashkimit të faktorit shqiptar, për zhvillimin e Malësisë për të gjithë pa dallim.

Të bashkuar jemi më të sigurtë dhe më të aftë për të parë në sy sfidat e komplikuara që na vë përpara koha, me sytë drejt bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.

Kënaqësi takimi dhe biseda me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, që është kthyer në një pikë referimi dhe bashkëpunimi për të gjithë faktorët progresistë në Mal të Zi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?