Ministrja Spiropali pret ambasadorin Soreca: Për Shqipërinë, BE nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Duke e cilësuar Sorecën një mik të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali tha se BE-ja nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje.

”Mbështetja e familjes së madhe Europiane, duke nisur nga forcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, e duke vijuar me mbështetjen e jashtëzakonshme për demokratimizim e institucioneve, shtetin ligjor & të drejtat e njeriut janë vetëm një pjesë e kontributit madhor që partnerët tanë kanë dhënë në kaq vite mision”,-shkruan Spiropali.

Kujtojmë se më 19 korrik 2022 në Bruksel, u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, një moment historik i rrugëtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe një hap më afër në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për të qënë pjesë e familjes evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

🇦🇱🇪🇺| “Kënaqësi që prita sot Ambasadorin Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, mik i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje.

Mbështetja e familjes së madhe Europiane, duke nisur nga forcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, e duke vijuar me mbështetjen e jashtëzakonshme për demokratimizim e institucioneve, shtetin ligjor & të drejtat e njeriut janë vetëm një pjesë e kontributit madhor që partnerët tanë kanë dhënë në kaq vite mision.

Të rinjtë gjishashtu janë në themel të politikave të BE-së dhe ndihma për ta tanë nuk ka munguar, jo vetëm me fonde të caktuara por edhe duke i bërë pjesë të nismave me impakt social, politik dhe jo vetëm.

Programi ‘EU4Schools”, për rindërtimin e 60 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, si dhe mbështetja financiare për Shqipërinë për të trajtuar pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 meritojnë falënderim të posaçëm.

Në vijim i shpreha mirënjohje Ambasadorit Soreca për mbështetjen e tij të palëkundur dhe theksova se për Shqipërinë integrimi në BE është thelbësor, një agjendë me kah të pandryshueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?