Ministrja Spiropali takon ambasadorin britanik në Tiranë: Forcojmë rolin e Kuvendit
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar këtë të martë ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Përmes një postimi, Spiropali bën me dije se shprehu angazhimin për të forcuar rolin e Kuvendit. “Shpreha angazhimin tonë si qeveri dhe si shumicë për të forcuar rolin e Kuvendit si garanci për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimin e sovranitetit të popullit”, u shpreh ministrja, duke informuar mbi këtë takim.