Ministrja Xhaçka: Ballkani Perëndimor, rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin

Në fjalën e saj në tryezën e rrumbullakët mbi sfidat e integrimit në Bashkimin Europian, ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se Ballkani Perëndimor është ndoshta rajoni më i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e presidentit rus Vladimir Putin.

”Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vazhduar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim. Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Ballkani Perëndimor, ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin. Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë. Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Teksa BE mendohet, ne do të vijojmë punën për evropianizimin e vendit. Vijojmë punën për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Vijojmë punën në Këshillin e Sigurimit, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”.

SHKARKO APP