Ministrja Xhaçka: Samiti në Tiranë sinjal i qartë i përkushtimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se mbajtja e samitit të përbashkët mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte një sinjal i qartë i përkushtimit të Bashkimit Europian ndaj rajonit tonë.
“Krenare për mbajtjen e Samitit të parë të BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri si asnjëherë më parë jashtë kufijve të BE. Mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuan në mbajtjen e këtij samiti. Ky samit është një sinjal i qartë i përkushtimit të BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.