Ministrja Xhaçka takim me ambasadorët e Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së: Folëm për skenarët e bashkëpunimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Europës, Olta Xhaçka ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadorët në Tiranë për luftën ruse në Ukrainë.

Ambasadorja amerkane Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, si dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov u bënë bashkë me Xhaçkën në një takim ku theksojnë se kanë dakordësi të plotë në mbështetje të Ukrainës.

Në Twitter, Xhaçka tregon se është diskutuar për skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Po ashtu ndërmjet palëve kishte dakordësi të plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përballë përgjegjësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?