Ministrja Xhaçka takon Blinken, Stoltenberg dhe gjeneralin Walters në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg dhe Komandantin e Komandës Supreme të Forcave aleate për Evropën, gjeneral Tod Walters.

Ministrja Xhaçka ndodhet në selinë e NATO-s ku do të mbajë fjalën në takimin e jashtëzakonshëm të aleancës.

Ajo merr sot pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel. Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?