“Nuk më intimidon dot me kërcënime”/ Miranda Rira, Ballës: Prrenjasi dhe Elbasani do ta japë përgjigjen në 25 Prill

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas sulmeve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, që ky i fundit i ka adresuar në këtë qytet.

Në një postim në facebook, Rira shkruan se zullumet e Ballës në Përrenjas dhe në qarkun e Elbasanit janë të mëdha, ndërsa shtoi se në 25 prill do japë llogari për të gjitha padrejtësitë.

Ish-kryebashkiakia Rira shprehet e bindur se në 25 prill opozita e bashkuar do të korrë sukses, duke shtuar se edhe Elbasani do t’i japë socialistit përgjigjen që meriton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Punëmbaruesi Taulant Balla, që kërkon mandat të tretë👎, e që është në vend të tetë👎, vjen në Prrenjas dhe më sulmon hapur mua, si ish kryetare e kësaj bashkie! Taulant, mua nuk më intimidon dot me kërcënimet e tua “gjoja për drejtësi”dhe nuk e mashtron dot as popullin e Prrenjasit me rrenat e tua!! Ditën e Hënë, shkova rastësisht te tuneli Qafthanës, dhe pashë sesi këta qe vijnë e kërkojnë votën tani, prej vitesh kanë abuzuar me pasurinë e Rrajcës! Zullumet e tua janë të mëdha me ujin🥶, me pyjet👽, me mjedisin👾, me asetet e kësaj bashkie, dhe ti pas 25 Prillit, do të japësh llogari për çdo padrejtësi që ke bere jo vetëm në Prrenjas por në gjithë qarkun e Elbasanit! I teti në listë Taulant😂😂, opozita e bashkuar do të korrë sukses dhe ti do ta shohësh përgjigjen që do të të japë Prrenjasi dhe Elbasani në 25 Prill!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?