Miranda Rira: Bashkë me rilindjen, po skadon edhe pushteti lokal, i grabitur me forcë dhe pa votë!

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Elbasanit, Miranda Rira, denoncon katastrofën natyrore të shkaktuar nga Bashkia e Përrenjasit me kororën e gjelbër të këtij qyteti.

Teksa publikon pamjet denoncuese, Rira shprehet se bashkë me rilindjen, po skadon edhe pushteti lokal, i grabitur me forcë dhe pa votë. Edhe 23 ditë, thotë ajo, dhe skadon sekti i rilindjes.

“Bashkë me rilindjen, po skadon edhe pushteti lokal, i grabitur me forcë dhe pa votë!

Kjo është kurora e gjelbër e qytetit të Prrenjasit, një nga pasuritë me të bukura që ka Prrenjasi dhe mushkëria e këtij qyteti minerar, qysh prej kohës që u ndërtua ai, në vitet ’60-të! Madje, me një fond nga Ministria e Mjedisit, ne arritëm të bënim mbjelljen e një sipërfaqeje të konsiderueshme që u dogj disa vite më parë!

Shikoni sesi bashkia, lejon prerjen pa kriter të pishave disavjeçare, për t’ i hapur rrugën një heci i cili do të marrë energjinë nga stacioni elektrik. Shkelje pas shkeljeje, sepse edhe kur ndodh, ka procedura të përcaktuara qartë se ku kalon linja, ka projekt të mirëfilltë, nuk bëhet kuturu me sy! Drejtoria pyjore e bashkisë e detyron kompaninë që të riparojë dëmin e shkaktuar, në trefishimin e sipërfaqes së dëmtuar!

Këta janë punë-mbaruesit që kërkojnë mandat të tretë 👎👎👎!

Këta janë KÇK-të e Ballës dhe Ramës, që nuk lanë pyje pa rrafshuar dhe aset kombëtar pa dëmtuar!

Tani dy gjëra janë, ose kryetari kukull nuk di gjë fare se çfarë ndodh 200 m larg nga godina e bashkisë ose është shumë i zënë me fushatën e PS, duke kërcënuar punonjësit e bashkisë me lista dhe banorët me heqjen e ndihmës ekonomike!

Edhe 23 ditë, dhe skadon sekti i rilindjes!”, shprehet kandidatja e LSI-së në Qarkun e Elbasanit, Miranda Rira.

Bashkë me rilindjen, po skadon edhe pushteti lokal, i grabitur me forcë dhe pa votë!

Kjo është kurora e gjelbër e…

Pubblicato da Miranda Rira – Faqja Zyrtare su Venerdì 2 aprile 2021

SHKARKO APP