Miratimi i marrëveshjes, Varhelyi: U përmbush një kusht kyç. Për çdo ndryshim, nxis partitë të vazhdojnë diskutimet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga Kuvendi, ndërsa nënvizoi faktin se u përmbush një nga kushtet kyç të konkluzioneve të Këshillit Europian.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri nxiti të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.

“Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kjo përmbush një kusht kyc të konkluzioneve të Këshillit Europian. Për cdo ndryshim tjetër, nxis të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.”, shkruan komisioneri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?