Miratohen vendimet/Kuvendi fal gjobat dhe shtyn qiratë

Prej orës 10:00 po vijon seanca e Kuvendit. Për të tretën herë seanca po zhvillohet në një gjendje të fatkeqësisë natyre. Kështu u miratuan ndryshimet në buxhetin për 2020 me 90 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim, po ashtu janë miratuar falja e gjobave me 95 vota pro 6 kundër 3 abstenim dhe madje lekët apo pantetat dhe automjetet do të rikthehen brenda 15 majit. U miratua inspektimi sanitar si dhe marrëveshja e përbashkët SHqipëri- KE për kundërmasat mjekësore.

Votimet në Kuvend

88 pro, 9 kundër dhe 5 abstenim-Akti normativ nr. 14, date 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”, të ndryshuar””

Swiss Digital Desktop Reklama

90 pro, 9 kundër, 5 abstenim- Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar””

Swiss Digital Mobile Reklama

95 pro, 6 kundër, 3 abstenim- Akt normativ nr. 16, datë 17.4.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19″

92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”

92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”

89 pro, 10 kundër, 2 abstenim-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””.

88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për shërbimet e pagesave”.

88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”

88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për pyjet”.

89 pro, 13 kundër, 4 abstenim- Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.

95 pro, 7 kundër, 1 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”.

98 pro, 5 kundër, 0 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikë së Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?