Miratohet me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Opozita nuk merr pjesë
Pas debateve në Kuvend, deputetët e PS-në kanë miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve. U vu re mungesa e opozitës gjatë procedurës së votimit të pikave të rendit të ditës të diskutuara, teksa mazhoranca kishte prezentë numrin e nevojshëm të kërkuar në shumicë të thjeshtë për t’i miratuar, 71 deputetë.
Votimet në Kuvend:
Zonat e mbrojtura-71 vota pro
Akti normativ për buxhetin-71 pro
Akti normativ për pasaportat-71 pro
Akti normativ për kartat ID-71 vota pro
Projektligji për sigurinë mes Shqipëri-Ukrainë-71 vota pro
Marrëveshja për Kopenhagën-71 vota pro
Fondi për Abu Dhabin-71 vota pro
Ratifikimi BE-Shqipëri për Doganat-71 vota pro
Banka e Shqipërisë për OSHEE-në-71 vota pro
Programi për Punësimin e të Rinjve-71 vota pro
KOHA JONË SONDAZH

