Miratohet me 76 vota pro raporti i PS për Inceneratorët, kurse Tabaku nuk merr as votat e PD-së
Hetimi Parlamentar për inceneratorët ishte në qendër të diskutimeve në Kuvend ditën e sotme, pasi opozita dhe mazhoranca, lexuan raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Kuvendi nuk ka miratuar raportin e PD-së të Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Kjo pasi raporti ka marrë 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.
Kuvendi ka miratuar raportin përfundimtar të PS-së, 76 pro, 34 kundër. Kjo duket se edhe deputetë të PD-së kanë votuar kundër raportit të Tabakut.