Mirela Bogdani: Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh mes dy alternativave
Mbajtja e votimeve me vetëm një parti më 30 qershor është kthyer dhe në sfidë për juristët, nëse një proces i tillë quhet normal ose jo. Partia Socialiste pretenton se edhe kur është vetëm një kandidat në garë zgjedhjet janë të rregullta. Këtij qëndrimi këto ditë i është bashkuar dhe një draft-opinion i Komisionit të Venecias, që thotë të njëjtën gjë si PS-ja, por me fjalë të tjera. Për të kuptuar së çfarë quhen zgjedhje normale, mjafton të lexojmë dhe ekspertët vendas.
Prof.Asoc.Dr. Mirela Bogdani, një jurise e njohur në Shqipëri dhe disa specializime në vendet perendimore, thotë se zgjedhje quhen proceset ku qytetari vendos mes dy apo më shumë alternativave. Në studimin “Karakteristikat e sistemit të zgjedhjeve dhe rëndësia e tij”, Revista “Studime Juridike”, Nr.1, fq. 129, Fakulteti i Drejtesise, UT, Tirane 2005, Bogdani i jep përgjigje gjithë debatit pa sens që zhvillohet sot.
“Të bësh zgjedhje do të thotë të shprehësh vullnetin, të piketosh, të marrësh vendim për një çështje të caktuar, për të cilën paraqiten jo më pak se dy alternativa”, thuhet në studimin e profesores Bogdani. Pyetja që shtrohet para gjithë atyre që mbrojnë 30 qershorin si proces normal është; sa alternativa kishin votuesit para tyre?