“Mirëmëngjes” me ‘Bread&Heart’, Edi Rama sjell urimin e së dielës përmes festivalit që mblodhi ajkën e arkitektëve botërorë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët për një të dielë të qetë me një mesazh të veçantë, të shoqëruar me një videokartolinë nga edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, i zhvilluar në Tiranë.

Në përshëndetjen e tij të përditshme “Mirëmëngjes”, Rama ka ndarë pamje dhe momente nga ky festival novator që mblodhi disa nga emrat më të njohur të arkitekturës botërore. Aktiviteti u zhvillua në dy faza: një ditë e hapur me diskutime publike dhe një ditë e mbyllur me tryeza teknike, ku u trajtuan tema kyçe për të ardhmen e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutimet u fokusuan në sfidat e planifikimit urban, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në një format unik bashkëpunimi, arkitektët e ftuar sollën edhe profesionistë nga fusha të ndryshme – që nga Inteligjenca Artificiale, arkitektura e pejzazhit, transporti, dizajni i brendshëm e më gjerë – për të ndarë eksperiencat dhe vizionet e tyre mbi qytetet e së ardhmes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky festival konfirmon përkushtimin në rritje të Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e dialogut global mbi zhvillimin urban dhe inovacionin arkitektonik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?