”Misioni im”/Basha: Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së drejtë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nxjerrë në treg librin e tij të parë, të titulluar ”Misioni im”. Këtë të martë, teksa ka promovuar librin me qytetarët, Basha thotë se politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së drejtë.

”Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme.

Por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë.

Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë”,-shkruan Basha në facebook.

SHKARKO APP