“Misioni im”, Basha publikon pamje nga prezantimi në Qytetin Studenti: Libri im, një letër e hapur drejtuar shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot librin e tij “Misioni Im” në një bashkëbisedim me të rinj në “Qytetin Studenti”.

Teksa publikon ne rrjetet sociale nga prezantimi i sotem, Basha gjate fjales se tij nuk e quan veten shkrimtar, ndërsa libri i cili vjen pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit, e ka cilësuar si letër drejtuar shqiptarëve.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Basha tha veç të tjerash se kur shqiptarët janë përpjekur të gjithë së bashku kanë arritur të bëjnë realitet ëndrrat. “E pra sot ka një përpjekje për të na kthyer në të njëjtën gjendje plogështie, ku nuk ka më individ me mendimet e veta dhe me fuqinë për të ndryshuar fatin e vet dhe fatin e shoqërisë, që gjërat të jenë kështu dhe pikë. Që kjo është më e mira që mund të kemi. E kemi dëgjuar këtë frazë shpesh apo jo: “më mirë se kaq nuk bëhet”, thotë kundërshtari im ditë për ditë. Ne e dimë që kjo s’është e vërtetë! Ju e dini që kjo s’është e vërtetë, ju e dini edhe më përpara ne kur jemi përpjekur të gjithë bashkë si shoqëri, kemi arritur të bejme realitet ëndrra, më mirë. 8 vite s’kemi hedhur asnjë hap drejt Europës. Por 11 vite më përpara arritëm diçka që për shumë Shqiptarë është gjysma e integrimit në Europë që është lëvizja e lirë. Unë e njoh atë proces nga brenda si pak kush sepse e kam drejtuar në dy nivele: niveli politik si Ministër i Jashtëm kur u hap dialogu për heqjen e vizave që ishte një hap politik dhe si ministër i brendshëm plotësimin e kushteve dhe sot shqiptarët lëvizin me dinjitet pa viza në Europë. Ja pra e pamundura është e mundur dhe bëhet e mundur falë bashkimit të vizionit dhe vendosmërinë për ta kthyer atë vizion në realitet. Natyrisht nuk mund të jetë detyra e një njeriu të vetëm dhe në raport me këtë kam dua të citoj diçka tjetër nga faqja 60 e cila ka të bëjë pikërisht me bekimin që ne kemi si vend dhe si komb, diçka që e ndjej thellë. Njoh çdo vend të Ballkanit shumë mirë dhe të Europës shumicën prej vendeve po kështu. Sigurisht që e dua Shqipërinë shumë por, nuk besoj se mund të akuzoj njeri mua për ultra nacionalist kështu që këtë e them pa pikë folklorizmi, e them nga zemra sepse e besoj. E shoh me kënaqësi që shumë e më shumë shqiptarë e besojnë në veçanti, rinia e beson. Nuk ka gjë më të keqe se plogështia. Ne jemi bekuar me një vend të mrekullueshëm, me bekime natyrore të rralla. Me një pozicion gjeografik për tu pasur zili, në zemër të Europës, me të gjithë potencialet për të njohur dhe shijuar nga gjithë bota, mbi të gjitha me burime njerëzore vitale dhe të përgatitur për të konkurruar ballëlartë me këdo. Është kështu apo jo?! Sa herë që konkurrojmë shkëlqejmë dhe fitojmë. Po e shkëpus një sekondë këtu. Ka tre vera, tre sezone verash që hitet kryesore në lokale kryesore të Europës dhe Amerikës janë të artisteve shqiptare dhe të artistëve shqiptar të botës vetëm sepse kanë patur mundësin të shfrytëzojnë lirin, oportunitetin që vjen me lirin për t’i dhënë zë talentit të tyre. Po pse kemi mbetur të fundit? Pse kemi ngecur? A është e justifikuar, e pranueshme kjo bjerrje? A është kjo topit e një konjekture apo është fati ynë i përjetshëm i të qenit të fundit edhe në rajonin tonë, në Ballkan? Absolutisht jo. Ne mund të bëhemi më mirë, ne mund të ndryshojmë dhe këtë e kemi vetë në dorë. Nuk është mallkim i zotit. Nuk është e thënë të jetë kështu për ne. E kemi provuar se kur bëhemi bashkë me zemër dhe me forcë ne kemi arritur maja që të gjithë i shihnim vetëm në ëndërr. Ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Ne ndërtuam në dy vjet tunelin më të gjatë të Ballkanit dhe lidhëm Shqipërinë me Kosovën. Ne plotësuam 150 kushte në 18 muaj për lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë në hapësirën Shengen. Ndaj unë e di që është vetëm mania për pushtet i një individi i cili sot kontrollon çdo gjë për interesat e tij, të cilit i intereson që të dëshpëroheni, që të besojmë se kështu është shkruar fati ynë, të braktisim vendin dhe familjen. E mbyll citimin, paskam qenë pak më i ashpër sa ç’u mundova ta shpjegoj, por është e zezë mbi të bardhë, është e printuar dhe keqardhje nuk kam pse…bindjen time të vërtetë kam thënë. Dhe së fundmi, një thirrje për ju, për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, për gjithë studentet dhe studentët e këtij vendi kudo ku janë, për gjimnazistët. Unë vetë kam qenë gjimnazist kur trazirat filluan. Kam një ftesë për rininë shqiptare: Bota po ndryshon, por më tepër teknologjia dhe pandemia kanë formësuar një shekull të ri. Shumë studiues thonë se shekulli i ri filloi në vitin 2020, ku ne pas pandemisë pamë se di jetët tona ndryshuan përgjithmonë, duke u përshtatur fort. Rinia e mrekullueshme shqiptare që shkëlqen kudo ku e shfaq veten dhe që i është përgjigjur momentit historik të Shqipërisë, sa herë vendi ka pasur nevojë, do ti përgjigjet sot edhe nevojës së ethshme për zgjimin ekonomik shqiptar. Rinia iu përgjigj nevojës për zgjim kombëtar në fillim të shekullit 20 për krijimin e shtetit shqiptar. Rinia shqiptare ia dha shpirtin e saj lufte kundër pushtuesit dhe në vitet 90 ajo zgjoi shoqërinë shqiptare, të kapte trenin e fundit të ndryshimeve demokratike, duke i dhënë fund diktaturës komuniste. Sot koha po e thërret sërish rininë, për ti prirë jetësimit të projektit strategjik të ekonomisë të re që po përvijohet. Dhe këtu e kam fjalën për një oportunitet të jashtëzakonshëm për të cilin jam shprehur edhe gjatë takimeve, është pjesë e planit tonë qeverisjes për faktin se falë ndryshimeve teknologjike dhe falë zhvendosjes së zinxhirit të furnizimit për tregon më të madh që është tregu Europian. Ne kemi mundësinë, shansin e jashtëzakonshëm, unik për një apo më shumë gjenerata që atë që vendet e tjera e kanë arritur përmes një dekade ta arrijmë përmes disa viteve, ta kthejmë rininë shqiptare të sotme brenda disa viteve në një shtresë të mesme të mirë trajnuar, të mirë punësuar, të mirëpaguar dhe të pavarur financiarisht, pra nga ana ekonomike. Në këtë mënyrë të pavarur edhe mendërisht, edhe shpirtërisht nga qeveria. Qoftë kjo një qeveri e keqe që shpresoj do të marrë fund, jam i bindur do të marrë fund me 25 prill, qoftë kjo qeverisja në vetvete. Rinia dhe të rinjtë shqiptarë si individët, si bashkësia e individëve dhe besim tek vetvetja me të ardhura dhe profesione dinjitoze si gurëthemel i stabilitetit demokratik dhe ekonomik të vendit. Dhe në këtë moment, për mua, ne kemi arritur de fakto Shqipërinë si gjithë Europa. Natyrisht, mbetet dhe pjesa tjetër që është detyrë kryesore e qeverisë së ardhshme dhe misioni im, misioni hyjnor i Partisë Demokratike i papërmbushur pas hyrjes në NATO dhe heqjes së vizave që edhe anëtarësimi de Juro i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në këtë mënyrë përmbyllja e një cikli mbi 30-vjeçar që nisi nga ky shesh këtu me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa””, u shpreh Basha.

SHKARKO APP