Miting i madh në Durrës. Berisha: Po fituam me 6 mars shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ish-kryeministri Sali Berisha mbylli këtë të enjte në Durrës fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen këtë të dielë, 6 mars. Teksa kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të votuar kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, ish-kryeministri tha se Shqipëria do të çlirohet nga shteti i bandave dhe se nëse fitojmë me 6 mars do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

”Ndryshimi i Durrësit është ndryshimi i Shqipërisë. Keni shans për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme, që Shqipëria të çlirohet nga shteti i bandave dhe i plaçkitjes. Durrësi spiranca e kombit me Perëndimin pret afrimin me BE, të cilën Rama me regjimin e tij e shndërroi në një horizont që nuk e kapim dot. Ju takon ju që në 6 mars të votoni për integrimin e Shqipërisë”,-tha Berisha.

Kandidati i koalicionit ”Shtëpia e Lirisë” për bashkinë Durrës, Ardian Muka, deklaroi në mbyllje të fushatës, se pushteti ka abuzuar me qytetarët ndërsa shtoi se durrsakët nuk presin dot më dhe tashmë do t’ua kthejë bashkinë vetëm qytetarëve.

SHKARKO APP