Miting i PS në lokal. Rama shkel rregullat për koronavirusin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë. Pas inspektimeve të disa punimeve që kanë nisur që në vitin 2013 dhe nuk kanë mbaruar ende, u ul në një lokal të zonës për të takuar banorët.

Batutat me PD dhe LSI janë gjithmonë pjesë e propagandës së Edi Ramës sa herë që nis fushata zgjedhore. Teksa mediat qeveritare raportojnë humorin e kreut të qeverisë me një gotë raki në dorë, askush nuk shqetësohet që Edi Rama shkel hapur ligjin për masat kundër koronavirusit.

Në videon e postuar nga kreu i qeverisë në Instagram shihen të paktën 12 persona ulur në tavolina ngjitur me njëra-tjetrën dhe pa asnjë masë sigurie. Plus edhe 20 të tjerë. Sipas ligjit ndalohen tubimet me më shumë se 10 persona.

Mijëra qytetarë janë gjobitur për shumë më pak shkelje sesa kjo që ka bërë kreu i qeverisë. Video më poshtë është shembulli më i qartë se ligji nuk është njëlloj për të gjithë, sidomos kur flitet për kreun e qeverisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP