Mitingu i madh i LSI, Braimllari: Ne jemi forca e shpresës dhe Shqipërisë europiane

Drejtuesi i qarkut të Korçës, Endrit Braimllari u shpreh sot në mitingun e madh të LSI, se pjesëmarrja masive në këtë takim është dëshmia e fitores së madhe të 25 prilli.
“Beteja e 25 prillit është për fëmijët tanë, për t’i kthyer shpresën dhe punësimin të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”,- tha Braimllari.
Ndërsa drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela deklaroi në mitingun e madh të LSI në Tiranë, se më 25 prill Shqipëria do të shkëputet nga keqqeverisja dhe korrupsioni i Rilindjes.
“Rilindjen do e dërrmojmë në çdo qendër votimi në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë”,- tha Çela.

SHKARKO APP