Mitingu i madh i PD. Basha: Të dielën sjellim ndryshimin! Do të jetë fitorja më e madhe

Partia Demokratike ka mbyllur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale. Mitingu i madh u mbajt në të njëjtin vend ku nisi fushata, në sheshin “Nënë Tereza”.
Mitingu i madh i PD nisi me himnin kombëtar. Në fjalën e tij, Lulzim Basha tha se: “Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë.S hqiptarët e kanë vendosur ndryshimin! Pjesëmarja më e madhe në histori”.

Kreu i PD kërkon që më 25 prill të votohet numri 9. “Ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen. Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Ndryshimi është çështje orësh, është madhërisht këtu, në këtë shesh, në zërin tuaj, në zemrën tuaj, ushton, ushton, ushton numrin 9, për ndryshim, për fitoren e çdo familje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e nënave që nuk kanë pasur të tharë, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi, por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar që ju shoh sot në këtë shesh, e kanë ngritur kokën, sepse të dielën vjen ndryshimi për to.

Fshijini lotët nga sytë. Nuk është më koha për të qarë, sepse të dielën do sjellim fitoren më të madhe. Baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund. Vetëm me vuajtje e mjerime, borxhe, çmime që rriteshin, i shoh sot, i dëgjoj thirrjet e tyre, ndryshimi po vjen, ditën e dielë ndryshimi po vjen, duke votuar numrin 9. Ky është vendi ynë. Ju përket juve, gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ta sjellim ndryshimin së bashku”,– tha Basha.

VIDEO/Mitingu i PD sot në Tiranë 

SHKARKO APP