Mitropoliti i Konicës: Greqia të çlirojë “Vorio Epirin”. Të shpëtojmë nga barbarët shqiptarë

Në një reagim  të mbushur plot urrejtje, Mitropoliti i Konicës Konstantinos Andreas i bën thirrje shtetit grek të ndërhyjë për të çliruar “Epirin e Veriut”.

Mitropoliti Andrea ka reaguar ashpër pas vrasjes së 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas nga policia shqiptare duke thënë se “shqiptarët e urrejnë helenizmin”.

“Pavarësisht se sa shumë përpiqen shqiptarët, helenizmi i Epirit të Veriut nuk do të çrrënjoset”, ka deklaruar Mitropoliti Andrea duke i bërë thirrje shtetit drek të insistojë në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Kacifas.

“Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por shpejt instikti nxori në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kunër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht”, shprehet Mitropoliti i Konicës në një letër drejtuar autoriteteve të larta greke, raporton Newsbomb.al.

“Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifa, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë. Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre. Ne i bëjmë thirrje shtetit grek dhe autoriteteve të insistojnë në sqarimin e krimit.

Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një:

BASHKIMI I EPIRIT TË VERIUT ME GREQINË”, thuhet në letrën e mitropolitit.

Gazetari zbardh skemën si veproi RENEA për ngjarjen në Bularat

SHKARKO APP