“Miu” Soreca dhe Berisha
Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër ambasadorin e BE në Tiranë. Nuk dihet për çfarë arsye Luixhi Soreka, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë u detyrua të fshijë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter, një rishpërndarje të statusit të Oliver Varhejlit, Komisionerit te Zgjerimit ne BE, ku shkruhej për bisedën me Lulzim Bashën për vendimin e çeljes së negociatave.
Soreka e rishpërndau statusin e Komisionerit të Zgjerimit, por për arsye që nuk dihen, e fshiu atë nga llogaria e tij disa orë më pas. Nje gjest që nuk i ka shpëtuar demokratëve. Sali Berisha sot ka pasur një reagim të fortë për këtë veprim të Sorekës.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha flet për dy Luigjë, si dy anë të Sorekës. I pari e përshkruan kështu:
-shkelqesia e tij zoti Luigji Soreca, i cili ne ushtrim te detyres se tij si ambasador i Bashkimit Europian ne Tirane vendos ne rrjetin e tij social tëeeter njoftimin e Komisionerit te BE per zgjerimin Olivier, ne te cilin ai njoftonte se kishte zhvilluar nje bisede me shefin e opozites shqiptare z. Lulzim Basha lidhur me vendimin e BE per negociatat me Shqiperine dhe gjendjen e covid19.
I dyti, më i drejtpërdrejtë dhe me një akuzë të fortë, ku e quan Sorekën “viktime e narkomafies qeveriatare”.
-Luigji, ish luftatar i vendosur i mafies italiane por tani per te ardhur keq si viktime e narkomafies qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe.
Ky Luigj mi, heq pas dy oresh nga tweeter i tij njoftimin per biseden e zhvilluar midis Komisionerit dhe zotit Basha qe vete e kishte vendosur. Ai e ben kete pa dhene asnje shpjegim dhe pa u merakosur fare se ai eshte nje akt lendues per te gjithe ata qe perfaqeson shefi opozites se nje vendi.
Më tej Berisha nxjerr nga arkiva disa qëndrime të tjera në të kaluarën të ambasadorit, që në sytë e opozitës ngjajnë kompromentuese. I pari është qëndrimi i Sorekës për Sajmir Tahirin, për të cilin Berisha rikujton:
“Diten e dhenies se denimit qesharak per Sajmir Tahirin i pyetur nga mediat per nje koment, ai i zene ngushte por duke akuzuar veten per shumçka pergjigjet “se para se te flase do te shohe dosjen sepse jam prokuror”. Keshtu, Luigji ambasdor foli sikur te ishte i akredituar si prokuror tek Edvin Mafia apo Don Agaçio. Nderkohe deri sot prokuror Luigji nuk ka patur kohe te shqyrtoje dosjen dhe tju flase shqiptareve si prokuror.
Qëndrimi i Sorekës për Ligjin Anti-KÇK:
Keshtu, kur Edvin Mafia dhe Don Agaçio miratuan ligjin antikushtetues KÇK, ligj te cilin ne vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshte si ligj antikushtetues, prokuror Luigji ne mbeshteje te ketij akti kushtetues, de facto te binomit mafioz Edvin Mafia – Don Agaçio, duke deklaruar se ai, prokurori, do vezhgoje nga afer ligjin KÇK qe dhunon Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut ne dy nene, Kushtetuten se paku ne tre nene, kodin e procedures penale ne disa nene.
Berisha e ka fshikulluarv keq sot Sorekën
KOHA JONË SONDAZH

