“Mjaft më me dështime”, Basha me fituesit e debatit kombëtar të rinisë: Ndryshimin do ta sjellim së bashku me ju
Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati sot një takim me fituesit e debatit kombëtar të rinisë, ku u njoh edhe me problematikat e tyre.
Pas bisedës, Basha ne rrjetet sociale shprehet se ndryshimin do ta sjellim së bashku me të rinjtë, pasi fytyra e ndryshimit janë gjithmonë ata.
Mesazhi i kryedemokratit Basha
Me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të Rinisë EDYN, folëm për politikën, ekonominë dhe zhvillimet e fundit në vend. Të rinjtë janë të qartë se vendit i duhet ndryshim jo vetëm politik, por edhe në mënyrën e qeverisjes së vendit.
Studentët shqiptarë i ka penalizuar shumë ky 7-vjeçar dështimesh, premtimesh të rreme të Edi Ramës. Ekonomia është rrënuar, jeta është bërë më e shtrenjtë, papunësia është rritur dhe ndaj rinisë shqiptare është ushtruar dhunë sistematike. Mijëra të rinj u larguan këto 7 vjet dhe shumë të tjerë e shohin të ardhmen larg Shqipërisë.
Mjaft me dështime, mjaft më me rrena. Është koha për ndryshim!
Këtë ndryshim do ta sjellim së bashku me të rinjtë. Ndryshimi do të nisë me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një modeli qeverisës që mbështet arsimin, punësimin dhe u jep mundësi të rinjve.
Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të penalizohen nga e drejta e studimit, për shkak të pamundësisë ekonomike.
Do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës, për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
10 mijë studentë do të mund të kryejnë stazhe të paguara çdo vit.
Ne do të krijojmë lehtësira fiskale për investitorë të huaj, që hapin vende pune për të rinjtë dhe do të stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve.
Ne së bashku do të sjellim ndryshim dhe do t’i japim mundësi dhe shpresë rinisë dhe mbarë shqiptarëve.
Me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të Rinisë EDYN, folëm për politikën, ekonominë dhe zhvillimet e fundit në…
Pubblicato da Lulzim Basha su Lunedì 21 dicembre 2020