Mjekja rikthehet në punë pas disa vitesh në pension, Presidenti Meta: Kemi nevojë për lajme kaq të mira

Edhe pse prej vitesh në moshë pensioni, mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit.

Kreu i shtetit ka postuar foton e saj në Facebook dhe shkruan se “Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! ”

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë ?#COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi? shumë të bukur! ?
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. ??
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! ❤
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi! ?

SHKARKO APP