Mjeku i njohur Arian Mezini shkatërron në Top Channel konferencën e shtypit të Kryeministrit

Këtë të merkurë në “Open” te Eni Vasili disa mjekë të njohur dhe ministrja e shendetsisë diskutuan në lidhje me infektimet e mëdha të Corona-19.

Por ajo që bëri jehonë nga ky emision mbetet dëshmia e mjekut të njohur Arian Mezini i cili tha se në spitale nuk ka kushte, sepse ka mbi 4 apo 5 veta të sëmurë me koronavirus dhe kjo kërkon vënien në punë të spitaleve të tjera, pasi nuk është normale që të rrijnë kaq shumë të sëmurë bashkë.

E megjithatë ajo çka tha më pas mjeku Mezini ishte shkatërruese për krejt konferencën e shtypit të kryeministrit, i cili sot sulmoi këdo, bile përmendi se disa analistë që thonë se në Tiranë po vetvriten mëqënëse zhurmat në dhoma janë të tmerrshme. Kryeministri ironizoi opozitën si dhe tha se vetvrasjet në Tiranë janë normale dhe nuk vijnë nga kushtet në spitale. Rama mohoi se nuk ka asnjë zhurmë në dhomat e të sëmurëve me Covid-19, por vjen si shpikje e Lulit, Monës dhe Ilirit.

Ishte mjeku Arian Mezini që tha në Open se nuk kemi aparatura në spital, ka pajisje të tmerrshme që uturojnë sikur po ulet avion në pistë gjithë zhurmë aqsa shkatërron nervat e të sëmurëve.

U kundërshtua mjeku Mezini nga një drejtues shendetsie në studio, por Mezini tha se “a e di unë që jam 24 orë në spital apo ju e drejtuesit tuaj?!”.

Ajo çka tha mjeku Arian Mezini, realisht me kurajo civile, rrëzon krejt konferencën e sotme të shtypit të kryeministrit, që deklaroi sot, siç pohuam se nuk ka pajisje me zhurmë në spitale, pasi i kemi të gjitha të reja.

 

SHKARKO APP