Mjeku Bardh Spahia: Po luhet me jetën e njerëzve. 6 të dyshuar në Shkodër dhe asnjë tampon

Ish-deputeti i PD-së, mjeku Bardh Spahia ka denoncuar sot mungesën e masave nga qeveria “Rama” për të bërë analizat e personave të dyshuar me koronavisur. Në një mesazh në Facbook, Spahia ka publikuar denoncimin e mjekëve në Shkodër, i cili deklaron se nuk ka tamponë për qytetarët që kanë ardhur nga Italia në Shkodër.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

A KA MUNGESE TAMPONASH APO THJESHTE PAPERGJEGJSHMERI?

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19.  Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza!

Swiss Digital Mobile Reklama

Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.

Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?