Mjeku epidemiolog, Memsuri: Teste të shpejta dhe falas për të gjithë popullatën. Veç një tender rrugësh do mbulonte kostot
Mjeku epidemiolog dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së në Durrës, Nestor Memsuri ka bërë thirrjen që qeveria ”Rama 2”, të fusë menjëherë testimet e shpejta për të gjithë popullatën dhe kjo të bëhet falas. Teksa thotë se në të gjithë vendin janë 27.830 raste pozitive, bën apelin që situata duhet vënë nën kontroll.
”Vetëm një tender rrugësh apo PPP do mbulonte kostot e testimit falas të gjithë popullatës dhe do kishte mjaftueshëm pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor dhe infermieror si edhe pajisje mjeksore anti-covid për spitalet e vendit. Shëndeti i shqiptarëve është i shtrenjtë dhe duhet të jetë prioritar. Jeta e çdo shqiptari duhet mbrojtur me çdo kusht, prioritet dhe përgjegjshmëri”,-shkruan Memsuri në facebook.
Postimi i plotë
Duhen teste të shpejta për të gjithë popullsinë dhe falas. Rekord i ri prej 593 rastesh me infektim dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit.
Në të gjithë vendin ka 27.830 raste pozitive. Situata duhet vënë nën kontroll. Buxheti 2021 duhet të përqendrohet tek shëndetësia në mënyrë që e gjithë popullsia të testohet. Duhet testim-gjurmim-trajtim. Teste të shpejta dhe falas për të gjithë shtetasit shqiptar.
Vetëm një tender rrugësh apo PPP do mbulonte kostot e testimit falas të gjithë popullatës, dhe do kishte mjaftueshëm pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor dhe infermieror si edhe pajisje mjeksore anti-covid për spitalet e vendit.
Shëndeti i shqiptarëve është i shtrenjtë dhe duhet të jetë prioritar. Jeta e çdo shqiptari duhet mbrojtur me çdo kusht, prioritet dhe përgjegjshmëri.